Brazili vijon të vuajë nga zjarret dhe Amazona është në rrezik. Fotografitë dhe videot e publikuara në mediat sociale tregojnë shtëllunga gjigande tymi që ngrihen nga pyjet e Amazonës.
“CNN” shkruan se tymi ka arritur deri në Sao Paulo, më shumë se 1.700 milje larg. Pamjet nga qyteti tregojnë qiellin e zi në mes të pasdites, ndërsa dielli është i mbuluar nga tymi dhe hiri.
Programi satelitor i Bashkimit Evropian, Koperniku, publikoi një hartë që tregon tymin nga zjarret që po përhapen në të gjithë Brazilin. Tymi ka mbuluar gati gjysmën e vendit dhe madje po përhapet në Peru, Bolivi dhe Paraguai.
Pyjet e Amazonës në Brazil po digjen në shkallën më të lartë sipas eksprestëve të Institutit Kombëtar të Kërkimit Hapësinor.
Këtë vit në Brazil ka pasur 72.843 zjarre, ku më shumë se gjysma prej tyre kanë qenë në gjysmën e rajonit të Amazonës.
Pra ka një rritje prej 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Amazon shpesh konsiderohet edhe si mushkëria e planetit, pasi prodhon 20% të oksigjenit në atmosferën e Tokës.
Amazona konsiderohet jetike në ngadalësimin e ngrohjes globale, dhe është shtëpi për speciet e panumërta të faunës dhe florës.
The Amazon is burning at the fastest rate in years. It’s no accident.
Deforestation and extractive industries are destroying biodiversity, and our planet’s best carbon sink.
We need bold action to combat these horrific fires and protect the Amazon.pic.twitter.com/a4Yys0Ecny
— Julián Castro (@JulianCastro) August 22, 2019