“Në 30 qershor nuk ka patur zgjedhje as në kuptimin politik, as në kuptimin kushtetues dhe as për qytetarët që e bojkotuan 85%”- deklaroi Basha në Syri.tv.
Sipas tij, mazhoranca ka patur një skenar për ditën e votimeve: të shkaktonte viktima mes qytetarëve.
“Shumë qytetarë e kanë parë. Dislokoi në ditën e zgjedhjeve një skenar krimi për të shkaktuar viktima. U bënë pjesë kriminelë, oficerë policie për të kthyer çdo protestë qytetare në qendrat e votimit në përplasje civile”-deklaroi Basha