Një 30-vjeçar është dërguar në spital në Tiranë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas policisë 30-vjeçari dyshohet se ishte ngjitur në një shtyllë tensioni për të rregulluar internetin.
Nga rrëzimi ai ka marrë dëmtime dhe djegie.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:00 në rrugën “Demokracia” shtetasi V. N rreth 30 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar rrjetin e internetit në një shtyllë tensioni, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga lartësia duke marrë dëmtime dhe djegje.
Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë mjeksore të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.