Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump bëhet gjysh për herë të dhjetë, djali i tij Eric bëhet me vajzë (FOTO)


Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është bërë gjysh për herë të 10-të. Djali i tij Eric Trump dhe bashkëshortja e tij Lara kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë.

Eric publikoi për ndjekësit një foto të vajzës së porsalindur, që kishte zgjedhur ta quante Carolina Dorothy Trump.

“Lara Trump dhe unë jemi të entuziazmuar të mirëpresim Carolina Dorothy Trump në botë. Ne ju duam”, shkruan djali i presidentit krahas fotos.

Eric Trump është djali i dytë i presidentit Trump dhe gruas së tij të parë, Ivana Trump. Ai është nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump së bashku me vëllain e tij të madh, Donald Trump Jr.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *