Vendosni fjalën kyçe....

Dosja 184 – Basha për Markun e Prelën: Katicat e Shqipërisë, të ndiqen penalisht


Pas përfundimit të takimit me ambasadorin e ri të Gjermanisë, Peter Zingraf, kryedemokrati Lulzim Basha foli për vendimin e  fundit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ta kaluar “dosjen famëkeqe 184” në Prokurorinë e Dibrës.

Basha tha se kryeprokurorja Arta Marku dhe ajo e krimeve të Rënda Donika Prela, meritojnë të ndiqen penalisht për këtë veprim.

“Guximi që kanë marrë për të mbyllur një çështje që e ka marrë vesh gjithë bota, përmes publikimeve të gazetës më të madhe gjermane Bild, tregon që dëshpërimi I Edi Ramës është i tillë saqë ka vendosur t’i shtyjë edhe këto masha të pushtetit të tij, drejt vetëflijimit. Siç është Arta Marku dhe donika Prela. Me veprimet që kanë marrë sot të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji. S’kanë bërë më pak e as më shumë se sambulimin e një vepre të rëndë kriminale, siç është ngritja e një grupi të strukturuar kriminal me përfshirje të politikanëve më të lartë të PS, kriminelëve më të rrezikshëm në Shqipëri, të oficerëve të Policisë dhe zyrtarëve të ministrive.

Të dyja prej këtij momenti duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre. Prej këtej e tutje meritojnë të quhen katicat e Shqipërisë. E dini kush është Katica? Prokurorja Speciale që u vu në pranga në Maqedoni për shkak të aferës korruptive që u zbulua nga mediat e vendit fqinj”, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *