Ambasada Amerikane në Tiranë ka nisur publikimin e një seriali videosh nëpërmjet të cilave ajo tenton të shpjegojë hapat që do ndjekë në vijim reforma në drejtësi.
Për shkak të ngërçit të deritanishëm të reformës dhe pasojave kolosale juridike që kulmuan me shkërrmoqjen e Gjykatës Kushtetuese, duket se shpjegimet e ambasadës nuk janë marrë seriozisht nga ndjekësit e faqes së saj në Facebook.
Pjesa dërrmuese e tyre shfaqin dyshime mbi seriozitetin e ambasadës në lidhje me reformën në drejtësi, madje disa prej tyre në komente kanë pretenduar dhe elementë të pavërtetë dhe mashtrues në informacionin që shpërndan ambasada nëpërmjet videove.
Por ka dhe një pakicë ndjekësish që shfaqen besimplotë te videot shpjeguese të kësaj ambasade.
Një prej tyre është dhe zoti Qemal Lame, ai është një ish-funksionar i rëndësishëm i diktaturës komuniste, ka punuar si kryehetues në Tiranë, nga viti 1981 deri në vitin 1992.
Në një video të ambasadës që kishte objekt krijimin e SPAK-ut, zoti Lame e konsideronte videon si sensibilizuese:
Më tej ai duket se e ka gjykuar profesionale këtë video të ambasadës dhe menjëherë e ka shpërndarë atë në llogarinë e tij në Facebook.
Zoti Qemal Lame është akuzuar publikisht për ushtrim torture nga disa ish të burgosur politikë (Lexo këtu).
Pak kohë më parë ai publikoi një libër që shkaktoi shumë reaksion në radhët e kolegëve të tij, të cilët e akuzuan publikisht për manipulim faktesh dhe sharlatanizëm. (Lexo këtu) / Hashtag.al