Vendosni fjalën kyçe....

Nepali ndalon përdorimin e plastikës në Everest


Autoritetet e Nepalit e kanë ndaluar përdorimin e shisheve plastike në rajonin e Everestit në përpjekje për ta zvogëluar sasinë e mbeturinave që lihen nga alpinistët.

Ky vendim do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2020 dhe do të vlejë për komunën Khumbu Pasang.

Një zyrtar lokal i tha një agjencie të lajmeve se ky hap do të ndikojë që rajonin malor të pastër për periudhë më të gjatë kohore.

Autoritetet së fundi i kanë larguar 11 tonë mbeturina nga Mali i Everestit.

Të gjitha shishet plastike dhe objektet e tjera më të vogla nga plastika do të ndalohen në këtë provincë. Zyrtarët nuk kanë njoftuar për gjobat që do të jepen për ata që e shkelin këtë rregull.

Ky rajon vizitohet nga dhjetëra mijëra turistë në vit dhe qeveria po merr një grumbull masash për ta kontrolluar efektin negative të turizmit në këtë zonë.

Tash për tash, leja për t’u ngjitur në majën më të lartë në botë kushton 11 mijë dollarë, por një panel ka rekomanduar që kjo shifër të jetë së paku 35 mijë dollarë, shkruan “BBC”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *