Një zyrtar ka mbetur i plagosur këtë të mërkurë në Los Angelos, pasi është qëlluar nga një snajper në stacionin e policisë në Lancaster.
Mediat lokale shkruajnë se zëvendësi i Byrosë së Informacionit në zyrën e Sherifit, 21-vjeçar Angel Reinosa, u qëllua në shpatull.
Sipas departamentit të sherifit, Reinosa ndodhej në Lancaster për tre muaj si pjesë e divizionit të patrullave.
Të shtënat u raportuan pak para orës 3 pasdite në parkingun e stacionit të Lancaster. Zyra e Sherifit tha që pati edhe zyrtarë të tjerë që u qëlluan, por shpëtuan pa u lënduar.
Dyshimet e para janë se qitësi ishte tek apartamentet e Mental Health America, një strukturë e subvencionuar nga qeveria për njerëzit me probleme të shëndetit mendor.
“Nuk është një situatë e vështirë taktike, nuk ka kontroll se kush hyn brenda ose jashtë ndërtesës dhe ka akoma njerëz brenda”– tha kryetari i Lancaster, R. Rex Parris.
Reinosa ishte i veshur me një jelek antiplumb, i cili i shpëtoi jetën duke e zhveshur plumbin në shpatull. Ai ndodhet tanimë në spital.