Një foshnjë është sjellë në Parlamentin e Zelandës së Re duke përbërë lajm, por dhe duke ndezur dyshimet nëse e gjithë skena u sajua për të krijuar ndjeshmëri e për të bërë fituar kredo politike duke shpërdorur një foshnje.
Një deputet homoseksual, ka sjellë në Parlament foshnjën 1 muajshe, ndërkohë që kishte për të mbajtur një fjalim.
Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve Trevor Mallard është ofruar të ushqejë me biberon foshnjën e kolegut të tij, ndërkohë që ai kryesonte seancën.
“Zakonisht karriget e relatorëve përdoret vetëm nga presidentët, por sot është një vip këtu me mua’, ka shkruar në Mallard në fotot e publikuara në rrjetet sociale.
Mediat e ndjeshme ndaj kauzave të LGBT-ve u rrëngjethën nga gjesti dhe të gjithë e mbyllën seancën të lumtur.
Fëmija i deputetit Tamati Coffey dhe partnerit të tij Tim Smith, lindi në korrik nga një nënë surrogate (femër e ofruar për të lindur fëmijën).
Nëse Coffey do të ishte grua dhe do ta ushqente fëmijën me qumësht gjiri, do të ishte e kuptueshme sjellja e tij në Parlament. Pasi vetitë e qumështit të gjirit nuk mund të jenë kurrsesi të njëjta me ato të qumështit të paketuar.
Por se ç’punë kishte një fëmijë 1-muajsh në një sallë me burra e gra, që vetëm debatojnë me njëri-tjetrin?! Këtë e di vetëm Coffey, i cili i ka të gjitha mundësitë t’i ofrojë kujdes maksimal foshnjës përmes kujdestareve. Për më tepër, foshnjën mund ta merrte edhe babai tjetër nëse s’ia kanë besën një personi të huaj.