Vendosni fjalën kyçe....

Truprojet e Kadri Veselit nxjerrin me dhunë nga lokali gazetarin dhe kameramanin (VIDEO)


Një gazetar dhe një kameraman janë nxjerrë me dhunë nga një lokal në Prishtinë, nga truprojet e kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Gazetari i T7, Mirlind Behluli, po raportonte nga lokali ku po qëndronte Veseli dhe është sulmuar më pas nga sigurimi e është nxjerrë jashtë gjatë transmetimit live.

Videoja e publikuar nga mediat në Kosovë nuk i tregojnë truprojet duke goditur gazetarin, por vetëm në një fragment kamera përmbyset dhe shkëputet pamja në transmetim.

Sipas gazetarit, truprojet e Veselit e kanë goditur atë pas koke.

Gazetari vetë ka folur për ngjarjen, për të cilën ka shtuar se Veselit nuk i ka bërë përshtypje sjellja e truprojeve dhe s’ka patur asnjë reagim nga ana e tij.

 “Veseli ka lëshuar lokalin ku po pinte kafe. Ne tentuam ta kemi Veselin në një prononcim. Por ai nuk qe i gatshëm të japë deklaratë për T7. Unë më herët ju informova që ekipi i T7 u sulmua nga sigurimi. Siç duket, Veselit nuk i bëri përshtypje që u sulmua ekipi i televizionit nga truproja i tij. I njëjti person që na sulmoi ishte me Veselin dhe duke hipur në veturë e bëri simbolin e PDK-së”, ka deklaruar Behluli.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *