Një vatër zjarri është shfaqur sot në fshatin Hekal të Mallakastrës.
Flakët kanë djegur një sipërfaqe me ullishte.
Në terren kanë mbërritur forca të zjarrëfikëses së qytetit të Ballshit, që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga të dhënat paraprakë, mësohet se flakët po rrezikojnë të djegin disa banesa të zonës.