Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës (FOTO)


Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka, ka pësuar mbrëmë një aksident me makinë.

Mediat në Kosovë shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Gjilanit, në afërsi të Stacionit të Autobusëve, rruga që të shpie për në Ferizaj.

Zv.ministri ka konfirmuar ngjarjen në një prononcim për KALLXO.com ku tha se nuk është lënduar.

 “Kam pasur një aksident me veturën time personale. Fatmirësisht nuk ka qenë aksidenti i madh, një veturë më ka goditur nga mbrapa. Lëndime nuk kam por vetëm pak kokëdhembje, por jam në rregull. Po them fatmirësisht nuk ka qenë diçka e madhe”, tha Zeka.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, tha se kanë marrë një telefonatë për një aksident rreth orës 21:00 dhe se pak minuta më pas kanë marrë një tjetër telefonatë se dy veturat e aksidentuara janë marrë vesh me njëri tjetrin dhe se policia nuk ka pasur nevojë të dalë në vendngjarje.

“Reporteri.net” ka publikuar dhe disa foto nga vendngjarja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *