Vendosni fjalën kyçe....

Kamionit i prishen frenat e merr përpara 9 makina, 3 të plagosur (FOTO)


Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur tre persona.

Në aksident u përfshinë 9 makina dhe një kamion.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë 9 vetura dhe një kamion”, është shprehur zëdhënësja e policisë, Florie Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit deri më tani ndihmë mjekësore u është ofruar  tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse të policisë”, tha Ahmeti, citon Insajderi.com.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një problem me frenat i kamionit. Të plagosurit janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e duhur mjekësorë.

“Klan Kosova” shkruan se zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, ka thënë se gjendja shëndetësore e tre pacientëve për momentin është stabile.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *