Vendosni fjalën kyçe....

Miley Cyrus s’i duron dot akuzat: Nuk e tradhëtova Liam-in


Këngëtarja Miley Cyrus nuk i ka përballuar dot akuzat se e ka tradhëtuar bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth.

Menjëherë kur u tha lajmi për ndarjen e saj me Liam, në rrjet qarkulluan foto të Miley-t duke u puthur me Kaitlynn Carter në Itali dhe të gjithë ia drejtuan asaj gishtin për shkatërrimin e martesës.

Pas disa javësh heshtjeje, Miley më në fund ka folur dhe ka thënë që martesa e saj nuk ka përfunduar për shkak të tradhëtisë dhe ajo s’mund ta pranojë këtë që po thuhet.

Në një mesazh të gjatë të publikuar në Instagram, këngëtarja rendit të gjitha gjërat e gabuara që ka bërë në jetë, por thekson se tanimë ato i ka lënë pas dhe është krejtësisht njeri tjetër.

“Mund të pranoj që jeta që kam zgjedhur do të thotë se duhet të jetoj plotësisht e hapur dhe transparente me fansat e mi që i dua dhe me publikun, 100% të kohës.

Ajo që nuk mund ta pranoj është kur thonë se po gënjej për të fshehur një krim që nuk e kam kryer. Nuk kam asgjë për të fshehur.

Nuk është sekret që festoja shumë në adoleshencë dhe në fillim të të 20-ave. Unë jo vetëm kam pirë duhan, por kam promovuar edhe hashashin, kam eksperimentuar me drogëra, kënga ime më e madhe deri më tani ka të bëjë me të kërcyerit nën ekstazi në banjë.

Kam gabuar dhe tradhëtuar në marrëdhënie kur isha e re. Kam humbur një marrëveshje të rëndësishme  me Walmart kur isha 17-vjeçe psë thithja drogë.

Unë u dëbova nga hoteli në Transilvani pse i bleva Liamit një tortë penisi për ditëlindje dhe e lëpiva atë.

U tunda mbi një top e zhveshur lakuriq.

Me siguri ka më shumë foto nudo të miat në internet se sa të çdo gruaje tjetër në histori.

Por e vërteta është, pasi Liam dhe unë u pajtuam, e thashë dhe u angazhova. Nuk ka sekrete për të zbuluar këtu. Unë kam mësuar nga çdo përvojë në jetën time. Nuk jam e përsosur, nuk dua të jem, është e mërzitshme. Jam rritur para jush, por në fund të fundit JAM RRITUR.

Mund të pranoj shumë gjëra, por nuk mund të pranoj se martesa ime mbaroi për shkak të tradhëtisë. Unë dhe Liam kemi qenë së bashku për një dekadë. Unë e kam thënë më parë dhe mbetet e vërtetë, e dua Liamin dhe gjithmonë do ta dua.

POR në këtë pikë unë duhej të merrja një vendim të shëndetshëm për veten time, për të lënë pas jetën e mëparshme. Unë jam më e shëndetshme dhe më e lumtur siç nuk kam qenë për një kohë të gjatë. Ju mund të thoni që unë bëj tëerk, pi duhan, jam e urryer, e pagdhendur, por nuk jam gënjeshtare.

Jam krenare të them, që thjesht ndodhem në një pikë tjetër nga ku isha kur isha më e re.”, shkruan Miley.

Dyshja dha lajmin që u ndanë pas 7 muajsh martesë. Në fillim thanë që thjesht janë ndarë por nuk u fol për divorc, çka i shtyu fansat të mendojnë se kjo është diçka kalimtare, pasi Milay dhe Liam janë ndarë e rikthyer bashkë përsëri sa e sa herë.

Por javën e kaluar, Liam dorëzoi kërkesën për divorc.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *