Amazona është mushkëria e planetit dhe ndërkohë që lexoni këtë artikull, pyjet që prodhojnë rreth 20% të oksigjenit në Tokë, po shkrumbohen nga flakët.
Presioni ndaj qeverisë së Brazilit për të luftuar zjarret po rritet. Nëse dhjetë përqind e pyllit zhduket,
Presidenti Francez Emmanuel Macron për shembull, flet për një “krizë ndërkombëtare”. Ai dëshiron që G7 të shqyrtojë çështjen këtë fundjavë.
“Shtëpia jonë është në zjarr. Literalisht! Pyjet e shiut të Amazonës, mushkëritë e planetit tonë që prodhojnë 20 përqind të oksigjenit tonë, po digjen. “, tha ai.
Aktivistja Greta Thunberg ka folur gjithashtu për këtë çështje: “Edhe në mes të Atlantikut, dëgjoj për numrin rekord të zjarreve shkatërruese në Amazon. Lufta jonë kundër natyrës duhet të ndalet.”
Thunberg bën thirrje për protesta në të gjithë botën para ambasadave dhe konsullatave braziliane.
Irlanda nga ana tjetër, kërkon të bllokojë marrëveshjen e madhe tregtare midis Bashkimit Evropian dhe disa vendeve të Amerikës së Jugut, nëse Brazili nuk i mban premtimet e tij në lidhje me klimën dhe mjedisin.
“Në atë rast, Irlanda nuk do të votojë për marrëveshjen e tregtisë,” tha Kryeministri Leo Varadkar këtë mëngjes.
Ai nuk e mbështeti presidentin brazilian Bolsonaro, i cili tha se grupet mjedisore filluan zjarret në pyll për t’i dëmtuar reputacionin.
Qeveria irlandeze është nën presion sepse blegtorët kanë frikë se marrëveshja e tregtisë së lirë do të bëjë që tregu Evropian të përmbytet me produkte të lira të Amerikës së Jugut.
Fondi Botëror për Natyrën është thirrur tashmë javën e kaluar për të përdorur marrëveshjen tregtare, si një mjet për të mbrojtur Amazonën.
Hollivudi
Hollivudi gjithashtu ka patur ankesa për situatën. Të famshëm si Madonna dhe Leonardo Dicaprio kanë kërkuar veprime nga presidenti brazilian.
“Presidenti Bolsonaro, ju lutem ndryshoni politikat tuaja dhe ndihmoni jo vetëm vendin tuaj, por tërë planetin”, shkruan Madonna në Instagram.
Leonardo DiCaprio shkroi në Instagram se Amazona nuk ka asnjë lidhje vetëm me lutjet. Ai u bën thirrje ndjekësve të tij që të dhurojnë për grupet e ndihmave në Amazonë dhe të votojnë për udhëheqësit që e kuptojnë se “kriza jonë klimatike” është një problem urgjent.
Futbollisti Cristiano Ronaldo gjithashtu përdori famën për të ngritur alarmin: “Pylli i Amazonës prodhon më shumë se 20 përqind të oksigjenit në botë dhe ka qenë në zjarr për tre javë. Është përgjegjësia jonë të ndihmojmë në shpëtimin e planetit tonë. “
Protesta
Nën moton ‘SOS Amazon’, sot bëhet thirrje për demonstrate përpara ambasadave dhe konsullatave braziliane. Thirrja u shpërnda në vend nga OJQ të ndryshme. Protestat janë planifikuar gjithashtu në Rio de Janeiro dhe Sao Paulo.
Bolsonaro: “Mentalitet kolonial”
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro tashmë nën presion ndërkombëtar, ka reaguar ashpër ndaj homologut të tij francez Emmanuel Macron.
“Diskutimi i çështjeve për Amazonën pa vendet e rajonit në këtë mënyrë ngjall një mentalitet kolonial që nuk ka vend në shekullin e 21”, tha Bolsonaro, i tërbuar pas thirrjes së presidentit francez për “emergjencën” në samitin e G7.
“Më vjen keq që Presidenti Macron po përpiqet të përdorë një çështje të brendshme të Brazilit dhe vendeve të tjera të Amazonës për përfitime politike personale. Toni sensacionalist, në të cilin ai flet për Amazonën (madje edhe duke përdorur foto false) nuk kontribuon në zgjidhjen e problemit. Qeveria braziliane mbetet e hapur për dialog, bazuar në fakte objektive dhe respekt të ndërsjellë “, ka shkruar Bolsonaro në Twitter.
Presidenti brazilian pranoi se Brazili nuk ka burime të mjaftueshme për të luftuar zjarret që mund të jenë ndezur nga fermerët.
“Amazona është më e madhe se Evropa: si dëshironi të luftoni zjarret kriminale në një zonë të tillë? Ne thjesht nuk kemi burime për këtë”, tha Bolsonaro.
Me një sipërfaqe prej 5.5 milion kilometrash katrorë, Amazona është pylli më i madh tropikal në planetin tonë. Sidoqoftë, pylli kërcënohet nga shpyllëzimi dhe gjithashtu nga zjarret e mëdha.
Situata ishte akoma shumë e vështirë të vlerësohej dje, por Instituti Kombëtar i Kërkimit Hapësinor raportoi rreth 2.500 pika të reja të nxehta në vetëm 48 orë në Brazil.
Sipas institutit, 75.336 zjarre pyjore ishin regjistruar tashmë në të gjithë vendin nga janari deri më 21 gusht, një rritje prej 84 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
VINI RE: KY artikull është pronësi intelektuale e HLN/ Përshtati në shqip Hashtag.al