Vendosni fjalën kyçe....

PD përsërit akuzat për Kajmakun: Të dorëhiqet, Rama e di se ka qenë i dënuar për vepra të rënda


Partia Demokratike përsërit akuzat ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Vorës në votimet e 30 qershorit, Agim Kajmaku.

Në një deklaratë për media, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, thotë se Kajmaku është dënuar, dëbuar dhe arrestuar në Greqi për vepra të rënda penale.

Gjata i kërkon kryeministrit Edi Rama të reagojë dhe të japë sqarime për këtë ndërsa Kajmakut i kërkon të japë dorëheqjen.

 “Valdrin Pjetri, kandidati trafikant i Ramës dhe Doshit, nuk është rast i izoluar. Një pjesë e kandidatëve të Ramës kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale apo të lidhjeve me krimin. Rama i promovon dhe iu jep mbështetje. Rama e di që dhe Agim Kajmaku i Vorës ka probleme me drejtësinë. Ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Rama e di se ai ka probleme me drejtësinë greke. Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar.

A është dënuar, dëbuar, arrestuar dhe shpallur në kërkim në Greqi për vepra të rënda penale dhe a e ka fshehur këtë Agim kajmaku? Ata duhet t’i thonë shqiptarëve të vërtetën. Do ketë vetëm një përfundim, Rama do largohet me turp si kryeministri që ka vetëm një ofertë për shqiptarët: krimin dhe bashkëpunimin me të”, deklaroi Gjata.

Kujtojmë se një ditë më parë, PD iu drejtua Prokurorisë të verifikonte figurën e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, me pretendimin se ai ka qenë i arrestuar në Greqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *