Policia Kufitare e Kakavijës ndaloi sot 8 refugjatë afganë, të cilit ishin në kontenierin e një mauneje, e cila po hynte nga Greqia drejt Shqipërisë.
Bashkë me refugjatët është ndaluard dhe shoferi i maunes. Ai është 21-vjeçari B.R., i cili deklaroi para uniformave blu se nuk kishte dijeni për hyrjen e 8 refugjatëve në maunen e tij.
Nga informacionet e fundit, mësohet se të 8 refugjatët po trajtohen me kujdes nga autoritetet. Më pas, ata do të deportohen në shtetin helen.
Vitet e fundit numri i refugjatëve nga Lindja e Mesme që tentojnë ilegalisht në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Ata janë përqëndruar në disa ishuj të Greqëisë dhe vijnë nga vende me konflikte civile.