Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr i madh në zonën me predha në Tepelenë, shpërthejnë disa


Një zjarr i madh ka rënë mesditën e sotme në Kurorën e Gjelbër në malin Trebeshinë në Tepelenë.

Zjarri ka rënë në majën e Shën Dëllisë, në kufirin midis Bashkisë së Tepelenës dhe Bashkisë së Memaliajt, terreni është shumë i thyer.

Kjo ë ka bërë të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Zjarri ka rënë në një kullotë 3-4 orë larg zonës së banuar, duke djegur deri më tani bar dhe shkurre.

Zona paraqet rrezikshmëri për shkak të pranisë së predhave të mëdha të mbetura nga Lufta e dytë Botërore. Sipas “Balkanweb“, deri tani kanë plasur disa prej tyre, duke bërë që zhurma e tyre të dëgjohet deri në Tepelenë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *