Vendosni fjalën kyçe....

Astronautja e NASA-s akuzon ish-partneren se i vodhi llogarinë bankare nga hapësira


Në një rast krejt të pazakontë të asaj që tani është e mundur të bëhet edhe nga hapësira, një astronaute e NASA-s është akuzuar se ka futur duart në llogaritë bankare të ish-bashkëshortit të saj, teksa ishte në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.

Akuza e çuditshme u bë kundër astronautes së dekoruar të NASA-s Anne McClain, e cila është përfshirë në një betejë të hidhur divorci me ish-partneren e saj, Summer Worden.

Dyshimet e Worden u ngritën kur ajo vuri re që në llogarinë e saj bankare dikush kishte qasje pa lejen e saj nga një rrjet kompjuterik i lidhur me NASA-n.

Pasi bëri disa kërkime të mëtejshme, ish-oficerja e inteligjencës së Forcave Ajrore akuzoi McClain se po hynte në llogaritë e saj bankare, ndërsa ishte në bordin e ISS.

Anne McClain mbetet një astronaute aktive dhe NASA tha se nuk komenton për çështje personale. Çështja e divorcit pritet të përfundojë në tetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *