Në orët e para të mëngjesit të sotëm është qëlluar me breshëri plumbash në një lokal pranë autostradës Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës në lokalin në pronësi të shtetasit me inicialet P. L., 49 vjeç, banues në Domje.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” .