6 vende europiane kanë pranuar të ndajnë mes njëri-tjetrit 356 emigrantë që kishin mbetur të bllokuar prej 2 javësh në mes të detit në bordin e anijes ‘Ocean Viking’.
Ky vendim pritet t’i japë fund përplasjes më të fundit mes vendeve të BE-së lidhur me emigrimin e paligjshëm nëpërmjet Detit Mesdhe.
Emigrantët që ndodhen në bordin e anijes së një organizate franceze do merren fillimisht nga Malta e më pas do shpërndahen në Francë, Gjermani, Rumani, Luksemburg, Portugali e Irlandë.
Irlanda u ankua lidhur me situatën duke kërkuar një reagim më të shpejtë lidhur me emigrantët e paligjshëm të cilët bllokohen në Mesdhe.