Vendosni fjalën kyçe....

Era e rëndë alarmon komshinjtë, gjendet i dekompozuar në banesë 60-vjeçari në Fier


Një person i pajetë është gjetur mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Apollonia” në Fier.

Bajram Brataj, rreth 60 vjeç u gjet i pa jetë në katin e tretë të një pallati.

Mendohet se 60-vjeçari kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë, pasi trupi i tij është gjetur tërësisht i dekompozuar.

Banorët e pallatit kishin ndjerë një aromë të rëndë që vinte nga banesa e tij dhe për këtë arsye kishin lajmëruar policinë.

Shërbimet zjarrfikëse kanë hyrë nga dritaret e banesës, pasi dera ishte e mbyllur, për të nxjerrë trupin e pajetë.

Dyshohet se 60-vjeçari ka vdekur për shkaqe natyrale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *