Vendosni fjalën kyçe....

Gjesti magjik i udhërrëfyesit shpëton turistët nga elefanti gjigant (Video)


Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një udhërrëfyes safari ndalon një elefant që po i afrohej makinës me turistë duke kërcitur gishtat dhe duke e detyruar atë që të largohej.

Louie Taylor ishte në një udhëtim nëpër Rezervën e Amakhala në Afrikën e Jugut më 16 prill kur makina e tij hasi një tufë elefantësh.

Ndërsa udhëzuesi priste me durim, një nga elefantët më të mëdhenj filloi të shikonte grupin para se të hidhte hapa drejt automjetit.

Pothuajse në çast, shoferi kërcet gishtat e tij dhe lëviz dorën duke detyruar elefantin të largohej. Çuditërisht, kafsha ndalon dhe më pas largohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *