Ky është momenti tronditës kur një i pandehur godet avokatin e tij në sallën e gjyqit.
Ngjarja ka ndodhur në Arizona, SHBA. Lamont Payne ishte duke qëndruar në gjykatë dhe duke dëgjuar gjyqtarin gjatë një procesi gjyqësor, siç tregohen nga pamjet në video.
Pasi gjykatësi i thotë të dilte nga salla e gjyqit, i pandehuri u ngrit në këmbë dhe kthehet të godasë në fytyrë mbrojtësin e tij publik, Vladamir Gagic.
Gagic, i cili ishte ulur, shkon anash dhe fërkon plagën e tij, ndërsa Payne mbahet prapa nga dy policët.
Ngjarja er rëndë ka ndodhur vitin e shkuar dhe është publikuar së fundmi nga policia.