Vendosni fjalën kyçe....

Katica Janeva në gjendje të rëndë shëndetësore, çfarë shkruajnë mediat maqedonase


Prokurorja e dorëhequr speciale, Katica Janeva ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Shutkë, pas ndalimit të saj para dy ditësh.

Sipas portalit “Skopje1.mk”, Janeva vazhdimisht merr antidepresantë për qetësim dhe ka probleme me presionin e gjakut. Ajo gjithashtu u ekzaminua nga mjeku i burgut, dhe problemet neurologjike datojnë që para se të kapet ng policia.

Sipas këtij portali, shëndeti i dobët i Janevës ishte i dukshëm edhe në ditët para marrjes në pyetje në gjykatë, kur asaj iu dha një masë  arresti prej 30 ditësh dhe u përkeqësua saqë u desh të thirrej ambulanca.

Ajo u ankua për problemet e saj shëndetësore dje pasi udhëtoi në Gjevgjeli, dhe u kthye në burg pas gjysmë ore.

Katica Janeva akuzohet për shpërdorim të pozitës së saj zyrtare në çështjen “Racket”, së bashku me dy të dyshuar të tjerë, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski. Të dy kanë qenë në paraburgim për më shumë se 30 ditë, dhe hetimi vazhdon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *