Vendosni fjalën kyçe....

Macron qan hallin e Amazonës me foton e gabuar, fotografi ka vdekur para 16 vjetësh


Të gjithë po postojnë foto dhe video nga pyjet në flakë të Amazonës në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për ndihmë.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të njëjtën gjë, por me një ndryshim. Fotoja e përdorur nga ai nuk është aktuale. Përkundrazi.

Fotoja është realizuar nga fotografi Loren McIntyre, i cili ka punuar për National Geographic. McIntyre ka vdekur në moshën 86 vjeçare në maj të vitit 2003, kështu që fotografia i ka të paktën 16 vjet.

Në shkrimin e tij, Macron u bëri thirrje udhëheqësve të G7-ës që t’i japin përparësi zjarreve të Amazonës në samitin e kësaj fundjave.

Por Macron u qortua për “tonin e tij sensacionalist” nga Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro, i cili akuzoi liderin francez se po përpiqej “të përfitonte nga një çështje e brendshme Braziliane dhe e vendeve të tjera të Amazonës për përfitime politike personale”.

Midis janarit dhe gushtit janë regjistruar 72.843 zjarre në Amazonë, krahasuar me 39.759 që janë regjistruar gjatë së njëjtës periudhë në 2018, shkruan RT.

Ambientalistët fajësojnë politikat e Bolsonaros për acarimin e problemit të shpyllëzimit në rajon.

Macron nuk është i vetmi që ka publikuar një foto që nuk i takon situatës aktuale në Amazonë. Mes shqetësimit për zjarret, shumë njerëz po shpërndajnë pa dashje imazhe të vjetra të zjarreve në Amazonë, disa madje që datojnë rreth 30 vjet më parë, ose publikojnë imazhe nga zona krejtësisht të ndryshme të Brazilit, apo edhe imazhe nga India dhe SHBA-ja.

E tillë është fotoja pyllit të karbonizuar, e fotografit të Reuters, Bruno Kelly (4 gusht 2017). Në fakt imazhi i përket një djegieje të kontrolluar të kryer nga ministria braziliane e mjedisit dhe burimeve natyrore (IBAMA).

Një tjetër imazh i shpërndarë nga aktori Jaden Smith, djali i Will Smith, fitoi 1.5 milion pëlqime në Instagram. Por fotografia është realizuar në vitin 1989, rreth nëntë vjet para se të lindte Smith.

Foto të tjera s’i përkasin fare Amazonës. Si kjo e majmunëve që po vdesin nga zjarri, që në fakt është realizuar në vitin 2017 në Jabalpur, Indi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *