Erika Zak, nëna që frymëzoi miliona persona anembanë botës përmes rezistencës së saj për të luftuar teksa priste një transplantim të mëlçisë, vdiq të premten herët gjatë operacionit, tha burri i saj, Scott Poëers, për CNN. Ajo ishte 39 vjeç.
Vdekja e saj erdhi pasi mëlçia u gjet të enjten dhe ekipi mjekësor u bë gati të kryente transplantin në një klinikë në Cleveland të SHBA-së.
Lajmi për gjetjen e mëlçisë entuziazmoi familjarët dhe ekipin e mjekëve dhe riktheu shpresat tek Erika, tha bashkëshorti.
“Dje vonë, fati ishte me ne për pak kohë, ndërsa ne ishim në spital dhe u gjet organi që na duhej. Ne ishim aq të emocionuar dhe çuam vajzën tonë për të kaluar një orë e gjysmë me Erikan”, tha familja në një deklaratë.
“Ajo pastaj shkoi shpejt në sallën e operacionit, por trupi i saj nuk rezistoi, me sa duket prej traumave që kishte kaluar më herët. Ajo vdiq në operacion.” – shtuan familjarët në deklaratën e tyre.