Princi Andrew thotë që është penduar që e ka vizituar Jeffrey Epstein pas lirimit të tij nga burgu dhe pretendon se ajo që ai e dinte për të “nuk ishte personi i vërtetë”.
Duka i York-ut doli sot në një deklaratë tjetër mbi miqësinë e tij me të akuzuarin për pedofili. Ai është vënë nën presion që kur miku i tij miliarder vrau veten në burg në 10 gusht.
Duke thyer heshtjen e tij pas një sërë raportimesh për lidhjet e tij me financierin, mediat britanike shkruajnë se princi Andreë shprehu “simpatinë e tij të jashtëzakonshme” për viktimat e Epsteinit.
Ai mohoi të kishte patur ndonjëherë dyshime për një sjellje të tillë të ish-mikut të tij.
Në një deklaratë, Andrew tha: “Është e qartë për mua që nga vetëvrasja e zotit Epstein, ka pasur një sasi të jashtëzakonshme të spekulimeve mediatike për aq shumë gjëra në jetën e tij. Kjo është veçanërisht rasti në lidhje me shoqërinë time të mëparshme me zotin Epstein.”
“Prandaj unë dua të sqaroj faktet për të shmangur spekulimet e mëtejshme. E kam takuar z. Epstein në vitin 1999. Gjatë kohës që e njihja, e kam parë rrallë dhe ndoshta jo më shumë se vetëm një ose dy herë në vit. Kam qëndruar në një numër vendbanimesh të tij.
Në asnjë fazë gjatë kohës së kufizuar që kam kaluar me të nuk kam parë, dëshmuar apo dyshuar ndonjë sjellje të llojit që çoi në arrestimin dhe dënimin e tij.
Unë kam thënë më parë se ishte një gabim që e takova atë pas lirimit të tij në 2010 dhe unë vetëm mund të ritheksoj pendimin tim që gabova duke menduar se e njihja, duke pasur parasysh çka ne dimë tani. Unë kam një simpati të jashtëzakonshme për të gjithë ata që janë prekeur nga veprimet dhe sjelljet e tij.
Vetëvrasja e tij ka lënë shumë pyetje pa përgjigje dhe unë e pranoj dhe i simpatizoj të gjithë ata që janë prekur dhe duan një mbyllje.
Kjo është një kohë e vështirë për të gjithë të përfshirë dhe unë nuk jam në gjendje të kuptoj ose të shpjegoj stilin e jetës së Epstein. Unë ndjej keqardhje për shfrytëzimin e çdo qenieje njerëzore dhe nuk do të mbështes, merr pjesë ose inkurajoj ndonjë sjellje të tillë.”, tha Duka i York-ut.