Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi para ditës në zonën e Myslym Shyrit në kryeqytet, ku u vra me plumb në kokë Indrit Çelaj.
“Po per 26 vjecarin e vrare me plumbe ne koke, ne mes te dites, ne orarin e punes…nuk keni asgje per te thene ose per te bere? Apo nuk eshte pergjegjesia juaj…i takon ndonje instutucioni tjeter, ndoshta policise? Apo ca them une, ju i keni marre te gjitha persiper…edhe plehrat”, shkruan një komentues në profilin e kryeministrit Rama.
Ky i fundit i është përgjigjur nduke thënë se për rastin mban përgjegjësi Policia e Shtetit, e cila e ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga katër persona.
“Patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila sa per dijenine tende e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani! Sa per çfare kam marre une persiper, ti mos u merzit, madje merr edhe ti persiper ndonje gje, per shembull mos i hidh plehrat pertoke”, shkruan Rama në përgjigje të ndjekësit të tij në facebook.
Kujtojmë se 26-vjeçari nga Mallakastra Indrit Çelaj, u qëllua me plumb në kokë mesditën e 22 gushtit, në zonën e “Myslym Shyrit”, teksa ishte duke punuar për kondicionimin e një vile 3-katëshe.
Çelaj dyshohet se u qëllua nga dy djemtë e familjes Kusi, Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët janë shpallur në kërkim. Lidhur me ngjarjen u vunë në pranga dhe 4 persona të dyshuar për moskallëzim të krimit dhe përkrahje të autorëve.