Vendosni fjalën kyçe....

Trump lajmëron të tjera tarifa ndaj Kinës, vlera 550 miliardë dollarë


Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një rritje të madhe të tarifave ekzistuese dhe të ardhshme në rreth 550 miliardë dollarë ndaj mallrave kineze, duke kritikuar përpjekjen e Pekinit për të kompensuar humbjet, si të padrejta dhe të motivuara politikisht.

Tarifat mbi 250 milion dollarë të mallrave kinezë të taksuara tashmë në 25 përqind, do të rriten në 30 përqind duke filluar nga 1 tetori, tha Trump në një postim në ‘Twitter’.

Përveç kësaj, tha ai, 300 miliardë dollarë në importe të vendosura të tatohen me 10 përqind duke filluar nga 1 shtatori do të tatohen me 15 përqind.

Më herët , Kina vendosi tarifa prej 75 miliardë dollarësh ndaj mallrave amerikane.

Kundërmasat kineze parashikojnë 5 deri në 10 përqind tarifa ndaj produkteve të fermave amerikane, përfshirë viçin, mishin e derrit, dhe sojën, një taksë prej 25 përqind për makinat dhe për herë të parë, një taksë për naftën e papërpunuar amerikane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *