Vendosni fjalën kyçe....

‘Turqia do i mbrojë interesat e saj në Mesdhe, pavarësisht kërcënimeve perëndimore’ – Erdogan


Presidenti turk, Erdogan, përsëriti të shtunën vendosmërinë e Turqisë për të mbrojtur të drejtat e saj në Mesdheun Lindor, teksa iu drejtua një turme të madhe njerëzish në rrethin Yusufeli në provincën verilindore të Artvin.

Duke kritikuar kundërshtimin e shteteve perëndimore ndaj lëvizjes së Turqisë në rajon, Erdogan tha: “Ne do të mbrojmë të drejtat e Turqisë në Mesdheun Lindor pavarësisht kërcënimeve perëndimore.”

Turqia ka kundërshtuar vazhdimisht shpimin e njëanshëm të administratës greke qipriote në Mesdheun Lindor, duke pohuar se Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) gjithashtu ka të drejta për burimet në zonë.

Që nga pranvera e këtij viti, Ankaraja ka dërguar dy anije shpuese – Fatih dhe së fundmi Yavuz – në Mesdheun Lindor, duke pohuar të drejtën e Turqisë dhe TRNC për burimet e rajonit.

Athina dhe grekët qipriotë kanë kundërshtuar këtë veprim, duke kërcënuar se do të arrestojnë ekuipazhet e anijeve dhe duke u kërkuar udhëheqësve të BE-së të kërcënojnë Ankaranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *