Motoristi Italian, Andrea Dovizioso, është çuar me shpejtësi në spital pasi ka pësuar humbje të kujtesës, pas një përplasjeje në MotoGP britanike, pasi u përplas me Fabio Quartararo në Silverstone.
Dovizioso dhe Quartararo u përplasën në xhiron e parë të të garës, me motorin e Doviziosos, Ducati Corse, që shpërtheu në flakë pak çaste më vonë.
33-vjeçari Dovizioso u hodh në ajër pas goditjes, pasi motori i tij u rrëzua në pistë, ndërsa italiani mbeti i palëvizur pasi u rrokullis më shumë se 11 herë pas aksidentit me shpejtësi të lartë.
Dovizioso mori ndihmën e parë nga mjekët në pistë ndërsa më pas u dërgua në spital pasi kishte humbje të kujtesës si rezultat i përplasjes.