‘Apple’ dhe ‘Samsung’ janë akuzuar lidhur me pretendimet që telefonat e tyre i ekspozojnë përdoruesit ndaj emetimeve të frekuencës së radios deri në 500 përqind përtej kufijve federale.
Ndërkohë, debati për shëndetin rreth telefonave smart ka nisur të nxehet.
Pas një hetimi nga ‘Chicago Tribune’, pretendohet se emetimet e Radio Frekuencës (RF) të një numri të telefonave Apple dhe Samsung – midis tyre iPhone 8, iPhone X dhe Galaxy S8 – “tejkalojnë udhëzimet federale”.
Rreziqet e niveleve të tilla të rrezatimit, përfshijnë ‘rritjen e rrezikut të kancerit, stresin qelizor, dëmtimet gjenetike, defektet e të mësuarit dhe të kujtesës, çrregullimet neurologjike’, dhe një listë problemesh të tjera mjekësore.
Komisioni Federal i Komunikimit (FCC) teston telefonat sipas ‘Shkallës Specifike të Absorbimit’ të matur në vat energji për kilogram të indeve të trupit.
Asnjë telefon i shitur në Amerikë nuk mund të kalojë 1.6 w / kg, ndërsa rregullatorët evropianë lejojnë deri në 2w / kg. Sidoqoftë, aktivistët e shëndetit i konsiderojnë këto nivele të vjetruara.
Në të vërtetë, udhëzimet e FCC u vendosën së bashku në 1997, dhe kryesisht u bazuan në provat e kryera nga ushtria amerikane mbi kokën e një ushtari 100 kg.