Pesë persona, mes të cilëve një fëmijë kanë humbur jetën pas një përplasjeje të çuditshme në ajër ku u përfshinë një helikopter dhe një aeroplan i vogël në ishullin mesdhetar të Mallorca-s, sipas zyrtarëve të qeverisë spanjolle.
Aksidenti ndodhi në qytetin turistik, pranë kryeqytetit të Mallorca-s, Palma, një destinacion i njohur për turistët britanikë.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë mbetjet e djegura të dy mjeteve ajrore, pranë një zone banimi.
Kombësitë e viktimave nuk janë bërë ende të ditura nga autoritetet e ishullit.