Vendosni fjalën kyçe....

Berisha jep tjetër version për shpërthimin e karburantit në Lezhë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një tjetër version lidhr me shkaqet e shpërthimit që ndodhi mbrëmjen e kaluar në një karburant, pranë kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë.

 Duke iu referuar denoncimit të qytetarit dixhital, Berisha thotë se shkak për shpërthimin  është bërë rrjeti elektrik dhe ndërprerja e energjisë elektrike.

“Shperthim i pikes se karburantit ne Lezhe,
Plagosen 6 qytetar nga te cilet dy rende. Nderpreja e energjise shkaku i shperthimit tek pika e karburantit ne Lezhe. Miq, nje shperthim i nje pike te karburantit ne Lezhe ka plagosur mbreme 6 qytetare, nder te cilet dy ne gjendje te rende. Duke ju uruar nga zemra sherim te shpejte dhe te plote te plagosurve, denoncoj gjithashtu gjendjen jashte kontrolli qe ekziston ne segment te narkoshtetit te Edvin Mafise.

Ne nje mesazh qytetari dixhital denoncon se shkak te aksidentit gjendjen mjerane te rrjetit elektrik ne ate zone dhe nderprerjen e energjise nga OSHE aty.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. “, shkruan Berisha.

Qytetari shprehet se sa herë të ketë ndryshime të motit, banorët e kësaj zone vuajnë mungesën e energjisë elektrike për shkak të rrjetit të amortizuar.

Mesazhi i qytetarit: “Shpërthimi tek Ekooil pranë kryqëzimit të Shenkollit ka ndodhur në momentin kur ka patur masë e energjisë elektrike e cila ka munguar. Ajo është një ndër zonat më të amortizuara dhe të persekutuara përsa i përket stabilitetit te energjisë elektrike . Sapo të ketë pak erë ose shi vendasit përgatiten me qirinj edhe sot që energjia elektrike paguhet rregullisht . 6 vjet asgjë Punëtori i karburantit ka shkuar të aktivoje gjeneratorin pasi janë fikur dritat dhe është krijuar shkëndija e cila ka qënë motivi i shperthimit!”

Ndërkohë policia tha se kishte shpërthyer një bombol gazi, e cila shërbente për furnizimin e automjeteve me karburant.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *