Vendosni fjalën kyçe....

Çifti britanik bën zbulimin e shekullit, gjen monedha antike me vlerë 5 milionë stërlina


Një çift që merret me zbulimin e metaleve kanë gjetur një nga depot më të mëdha të thesarit në historinë britanike, e cila besohet se vlen rreth 5 milionë stërlina.

Adam Staples dhe partnerja Lisa Grace, zbuluan rreth 2.600 monedhave antike që datojnë 1.000 vjet.

Edhe pse gjetja është më e vogël se e famshmja Staffordshire Hoard – koleksioni më i madh i monedhave të varrosura dhe artifakteve të zbuluara në Britani, sërish është një gjetje e konsiderueshme.

2.571 monedhat e argjendit janë të përbërë nga pjesë të pasurisë së mbretit Harold II dhe William the Conqueror, që datojnë rreth vitit 1066 pas pushtimit Norman.

Shumë prej monedhave diku midis 1.000 dhe 5,000 stërlina secila.

Ekspertët thonë se monedhat do të kishin qenë një shumë e konsiderueshme parash në atë kohë dhe i përkisnin një personi të rëndësishëm, të pasur, i cili ndoshta i varrosi për ruajtje.

Staples dhe Grace, bënë gjetjen mahnitëse me detektorët e tyre metalikë ndërsa kërkonin një fushë në një fermë në zonën veri-lindore të Somersetit në janar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *