Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden harron se në cilin shtet ndodhet (VIDEO)


Fushata presidenciale nuk  po i ecën pa incidente Joe Biden, i cili ka shkaktuar mjaft polemika me gafat e njëpasnjëshme që bën.

Këtë radhë siç shkruan “RT“, ai harroi se në cilin shtet ndodhej. 76-vjeçari po e kalon pjesën më të madhe të fundjavës, duke u takuar me votuesit e tij në Keene, New Hampshire. Kur nga reporterët e pyetën për përshtypjet që Biden ka për qytetin e New England, Biden i bëri jehonë një shteti tjetër.

“Çfarë ka për të mos i pëlqyer Vermontit, për sa i përket bukurisë së tij? Dhe çfarë qyteti i pastër. Dua të them që ky është një qytet i bukur, skenik … të gjithë kanë qenë vërtet miqësorë. Më pëlqen shumë Keene. ”, tha Biden.

Biden nuk ndodhej në Vermont, por në New Hampshire.

Më herët Biden ngatërroi dhe Burlingtonin në Vermont me Burlingtonin në Ioëa, por gabimet në gjeografi janë vetëm një fushë e gabimeve të Biden gjatë fushatës.

Gjatë një fjalimi ai bëri deklaratën raciste dhe të çuditshme se: “Fëmijët e varfër janë po aq të zgjuar dhe po aq të talentuar sa fëmijët e bardhë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *