Vendosni fjalën kyçe....

Nipi i kryeministrit grek Mitsotakis e djali i ish-ministres Bakojani, betohet si kryebashkiak i Athinës


Kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis, u betua të dielën. Betimi u bë në parkun Akadimia Platonos, dhe jo në bashkinë e qytetit, siç është zakon.

Bakoyannis, 41 vjeç, deri më tani guvernator rajonal i Greqisë Qendrore, u zgjodh kryetar i Athinës më 3 qershor, në balotazh, me 65.25 përqind të votave.

Kryeqyteti, Athina, është qyteti i dytë që Bakojanis do të drejtojë si kryetar bashkie. Ai u zgjodh kryetar i qytetit Karpenisi, në Greqinë qendrore, vendlindjen e babait të tij të ndjerë, Pavlos Bakoyannis.

Nëna e tij, Dora Bakojanis, kryebashkiake e Athinës nga 2003-2007 dhe ish-ministre e Jashtme dhe tani deputete e Demokracisë së Re, ndoqi ceremoninë. Ajo është motra më e madhe e kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *