Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku kërkon mobilizim botëror kundër zjarreve në Amazonë


Papa Françesku ka shprehur këtë të dielë shqetësimin për zjarret që kanë përfshirë pyjet e Amazonës.

Sipas raportimeve nga Vatikani, ati i shenjtë u lut që “me angazhimin e të gjithëve”, zjarret “të mund të frenohen sa më shpejt të jetë e mundur”.

Reuters” shkruan se Papa Françesku bëri thirrje për angazhim ndërkombëtar në luftën kundër zjarreve në Amazonë, duke thënë se kjo hapësirë është jetike për shëndetin e planetit tonë.

“Të gjithë jemi të brengosur për zjarret e shumta që janë përhapur në Amazonë. Të lutemi që me angazhimin e të gjithëve t’i fikim ato së shpejti. Ajo mushkëri malesh është jetike për planetin tonë”, tha Papa para mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit gjatë fjalimit të tij.

Ekspertët e shtetit brazilian raportuan se afro 77,000 zjarre janë shënuar në të gjithë vendin deri më tani për këtë vit, një rritje kjo prej 85% për të njëjtën periudhë në vitin 2018. Më shumë se gjysma e këtyre zjarreve kanë ndodhur në rajonin e Amazonës.

Gjashtë rajone administrative të Brazilit kanë kërkuar ndihmë ushtarake për të luftuar zjarret. Operacionet ushtarake braziliane erdhën pas kritikave për trajtimin e situatës nga Bolsonaro. Të premten, presidenti autorizoi forcat e armatosura për të shuar zjarret, duke thënë se ai është i përkushtuar në mbrojtjen e rajonit të Amazonës.

Ndaj kësaj situate kanë reaguar shumë shtete për shkak të rolit të madh të Amazonës në luftën kundër ngrohjes globale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *