Vendosni fjalën kyçe....

Përleshje në kampin e refugjatëve në Greqi, vritet me thikë një fëmijë


Një person ka humbur jetën, një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe një i tretë i plagosur lehtë, pas një përleshjeje që ndodhi mbrenjen e së shtunës, pas orës 23:00 në pjesën e kampit ku mbahen fëmijët e mitur të refugjatëve të pashoqëruar.

Sipas mediave greke, të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje të rëndë, janë fëmijë. Përfshirë këtu edhe autori i krimit që është një 14-15 vjeçar, nga Afganistani.

Në orët e vona të mbrëmjes, adoleshenti vrau me thikë një tjetër të mitur.

ë kampin e refugjatëve në Moria ku ndodhi sherri masiv gjenden 600 fëmijë të pashoqëruar nga prindërit, në një kohë kur kapaciteti i komodimit është vetëm për 160 fëmijë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *