Ndërkohë që liderët botërorë u mblodhën për samitin e G7 në Biarritz të Francës, mijëra aktivistë morën pjesë në protesta.
Ata bënë thirrje për të vepruar urgjent lidhur me situatën e zjarreve në Amazonë. Aktivistëve kundër globalizmit, iu bashkuan dhe separatistë baskë dhe protestues të “jelekëve të verdhë” dhe marshuan sëbashku nga qyteti francez Hendaye në Irun në Spanjë.
Ata tundin banderolat me mesazhe ku kërkonin vepra për ndryshimet klimatike, të drejtat e homoseksualëve dhe për një model ekonomik më të drejtë.
Mirëpo kur protestuesit ishin pranë vendpushimit të Biarritz, mbahej mbledhja e G 7, pati një përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Sikurse shkruan “Reuters”, policia ka përdorur gazlotsjellës kundër protestuesve. Franca ka vendosur më shumë se 13,000 policë për t’u siguruar që protestuesit të mos arrijnë afër Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe udhëheqësve të tjerë.
“Po shkojnë më shumë para për të pasurit dhe asgjë për të varfërit. Ne shohim që pyjet në Amazonë po digjen dhe Arktiku po shkrihet. Liderët duhet të na dëgjojnë”, tha Alain Missana, një elektricist 48 vjeçar, i veshur me jelek të verdhë – simbol i protestave antiqeveritare që janë mbajtur në Francë për muaj të tërë.