Gjashtë tifozë të një ndeshjeje golfi u plagosën dhe kishin nevojë për trajtim, pasi një rrufe goditi vendin ku po qëndronin. Ngjarja ndodhi në ‘PGA Tour Championship’ në Atlanta, SHBA.
Stuhia goditi zonën përreth fushës së golfit në Atlanta, duke bërë që ndeshja të pezullohej në orën 16:15 pasdite.
Rreth gjysmë ore më vonë, rrufeja goditi dy herë fushën ku zhvillhej ndeshja e golfit, duke goditur një pemë dhe duke lëshuar dritë në vendin përrreth ku ishin disa tifozë.
Gjashtë persona morën ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes nga mjekët kurse pesë prej tyre u dërguan në spital për trajtim të mëtejshëm. Në një deklaratë të ‘PGA Tour’ tha se dëmtimet e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën.