Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Indrit Çelajt – Gjykata lë në burg tre prej të arrestuarve, i katërti në ‘arrest shtëpie’


Gjykata e Tiranës  ka dhënë masën e sigurisë për katër të arrestuarit lidhur me vrasjen e Indrit Çelajt.

Për pronarin e vilës Bujar Kusi, i cili është babai i dy djemve që dyshohet se vranë 26-vjeçarin, u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.

Për dy të arrestuarit e tjerë Ferdinand Bakalli dhe Ali Sula, u caktua e njëjta masë sigurie ndërsa Luan Çaka, u la në “arrest shtëpie”.

Indrit Çelaj u qëllua tre ditë më parë me plumb në kokë teksa po punonte për kondicionimin e një vile në zonën e “Myslim Shyrit”.  Ai humbi jetën disa orë pas ngjarjes në ambientet e spitalit të Traumës.

Pronari i vilës 3-katëshe ku ndodhi ngjarja, Bujar Kusi, akuzohet për ‘pengim të zbardhjes të së vërtetës’, ndërsa tre të tjerët për moskallëzim krimi. Djemtë e tij Albano dhe Griseldo Kusi janë në kërkim nga Policia pasi janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e të riut.

Dy vëllezërit janë akuzuar dhe më parë për vrasje dhe për tentativa vrasjeje, por ia kanë hedhur me vetëm disa muaj qëndrimi në burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *