Vendosni fjalën kyçe....

6 javë me kimioterapi, Mihajlovic lë spitalin pa lejen e mjekëve për ndeshjen e parë të Bolonjës (VIDEO)


Para 6 javësh trajneri i Bologna-s Sinisa Mihajlovic u diagnostifikua me leucemi dhe si rrjedhojë prej disa ditësh po kryen kimioterapi intensive.

Por kjo nuk e pengoi atë të shfaqej në javën e parë të sezonit të Seria A, në pankinë për t’i qëndruar pranë skuadrës së tij.

Edhe pse mjekët bënë gjithçka për ta mbajtur në spital, trajneri serb udhëtoi drejt Verona-s me një makinë private për të mos e lënë vetëm skuadrën në ndeshjen debutuese.

Ai nuk ndoqi as këshillën e drejtuesve të klubit për të ndjekur takimin në një dhomë veçmas pranë gazetarëve, por zgjodhi të shkonte në pankinë.

Gjesti i trajnërit nxiti reagimin e tifozëve, të cilët në këmbë e duartrokitën për një kohë të gjatë.

Pak minuta para vërshëllimës për përfundimin e ndeshjes Mihajlovic mori një makinë për t’u rikthyer direkt në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *