Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi: Firma “Albstar” po ndërton stadiumin duke vjedhur energjinë elektrike te pallatet


Firma “Albstar”  e cila po rikonstrukton stadiumin “Qemal Stafa” dyshohet se mund të jetë përfshirë në një skemë të grabitjes së energjisë elektrike në pallatet përreth.

Janë banorët e pallateve  dhe bizneseve rreth stadiumit ata që e kanë ngritur këte shqetësim, pasi kanë vërejtur disa kanale të hapura natën, në të cilat lidhen kabuj përcjellës të energjisë.

Sipas banorëve, kompania ka ndërhyrë direkt në kabinat e energjisë të pallateve, për të rritur kapacitetin e saj furnizues, ndërsa në këte mënyrë shmamg investimin shtesë të një fideri të ri për furnizimin e saj.

Kompania operon me paisje të rënda dhe konsumi i saj i energjisë është ekstra, ndaj dhe duket se nevojat oër furnizim kjo kompani dyshohet se po i siguron duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në kabinat e pallateve përreth.

Banorët në disa raste kanë kërkuar shpjegime për këto ndërhyrje por kompania ka shmangur përballjen me ta dhe ka vazhduar punimet. / Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *