Vendosni fjalën kyçe....

‘Djali i Spartak Brahos ruhet nga policia pas tentativës për atentat, ngjarja fshihet’ – Denoncimi


Një qytetar nga Durrësi pretendon se ndaj djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Spartakl Braho, ka pasur një tentativë për atentat ndërsa policia e mban të fshehtë ngjarjen.

Sipas tij, në mesazhin e publikuar prej ish-kryeministrit Berisha, djali i Brahos, Arbër Braho ruhet nga grupe policësh që prej datës 18 gusht.

“Atentat ndaj djalit te Spartak Brahos

Policia fsheh ngjarjen! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje zoti berisha Ne darken e dt 18 gusht ne durres ka deshtuar tentativa per vrasjen e djalit te spartak brahos arbrit. 2 persona me kallash qe e prisnin tek hyrja e pallatit. policia blindoi zonen por atentatoret u arratisen. asnje njoftim ne lajme e as nga policia nuk u dha.

Per me teper thuhet se Spartaku me te birin kane shkuar dhe kane takuar per sqarim apo pajtim prinderit e djemve dhe aty djali i Spartakut i ka qelluar me broke uje.Pas kesaj gjithe keto dite Arber Brahon e shoqerojne nje grupe policesh para dhe mbrapa kudo qe shkon. Te lutem publikoje se policia i mbane te fshehta te gjitha keto!” – shkruhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *