Vendosni fjalën kyçe....

“G7-ta qesh me lajmet e rreme të SHBA-së, i kanë kapur të gjitha gabim”


Lajmet e rreme të mediave amerikane janë bërë objekt i të qeshurave mes liderëve botërorë në Samitin e G7 në Francë. Të paktën kështu shprehet presidenti amerikan Donald Trump.

“Në Francë ne të gjithë jemi duke qeshur  se sa i pasaktë është raportimi në SHBA për ngjarjet dhe bisedat në G-7”, shkruan Trump.

“Këta udhëheqës dhe shumë të tjerë, po marrin në studim çështjet kryesore të Fake News. Ata kanë gabuar për të gjithë, nga Irani, tek Tarifat e Kinës, te Boris!”, vijon presidenti i SHBA-ve.

Gjatë fundjavës Trump i ka bindur ndjekësit e tij në “Twitter” dhe botën, se ai po shoqërohet me drejtuesit e gjashtë ekonomive gjigande pavarësisht raportimeve skeptike, kryesisht të përqendruara në mosmarrëveshjet e shumta që SHBA ka pasur me kombet e tjera.

Politikat e tregtisë proteksioniste të SHBA-së, qasja armiqësore e Trump ndaj Iranit dhe mbështetja e tij për vizionin e Boris Johnson për Brexit-in kanë hijezuar çështjet e tjera që presidenti amerikan ka sjellë në tryezë.

Presidenti amerikan e kaloi pjesën e mbetur të pasdites duke deklaruar në “Twitter” se ai dhe mendimet e tij vlerësohen, mbështeten dhe respektohen nga liderët e tjerë.

“Epo ne kemi takime shumë të mira. Liderët po shkojnë shumë mirë, dhe vendi ynë, ekonomikisht po shkon shumë mirë – Bisedimet e botës!”, përfundon Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *