Shqiptarët nuk do i harrojnë për një kohë të gjatë deklaratat e kryeministres serbe, Ana Brnabiç. Këtë e tregoi edhe rasti i gazetarit shqiptar nga Maqedonia, Furkan Saliu, i cili e zuri në siklet kryeministren Brnabiç me gjestin e tij.
Bernabi mori pjesë sot në inaugurimin e një pike kufitare në Tabanovc-Preshevë, ku ka takuar edhe gazetarin shqiptar, i cili kishte të veshur bluzën me figurat më të njohura shqiptare, me mbishkrimin “Sapo dolëm nga mali”.
Kryeministrja serbe nuk bëri asnjë koment për veshjen e gazetarit, por sjellja e tij ka tërhqur vëmendjen e medieve në Maqedoni dhe në Serbi.
Në bluzë shfaqeshin figura të njohura si Rita Ora, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Luan Krasniqi, Bebe Rexha, Jim Belushi dhe Majlinda Kelmendi.