Grabitet një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Kavajës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku disa ppersona të paidentifikuar kanë marrë një sasi lekësh nga bankomati i bankës.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur shoqërimin e disa personave për t’i marrë në pyetje.
“Në orët e para të mëngjesit, në Kavajë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur në një bankomat të një banke të nivelit të dytë, një sasi të vogël lekësh. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.”, thuhet në njoftimin e policisë.