Disa persona të armatosur dhe të maskuar, kanë hapur zjarr ndaj një burri dhe një gruaje që mbanin një fëmijë, pranë vendpushimit të plazhit Ribersborg, në Suedi.
Sipas “RT“, gruaja ka pësuar lëndime të rënda dhe policia është vënë në ndjekje të autorëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit, ku një grup sulmuesish të maskuar qëlluan tetë -dhjetë herë me armë.
Gruaja raportohet se po mbante fëmijën në krahë kur u godit nga një plumb. Burri me të cilin ajo ishte e shoqëruar kaloi në shok.
Ambulanca dhe policia u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe autoritetet vendosën një kordon në zonën përreth. Gruaja dhe fëmija janë dërguar në spital për trajtim urgjent. Ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre.
Qentë e policisë janë tashmë në gjurmët e autorëve.
“Ky është një nga krimet më të rënda, kështu që ne po vendosim të gjitha burimet tona për ta hetuar dhe gjithashtu po dërgojmë oficerë për të folur me njerëzit që ndodheshin afër vendit të sulmit, të cilët mund të shqetësohen nga ajo që ka ndodhur”, tha Calle Persson nga policia lokale e Malmö-s.